LAJMI I FUNDIT:

McCain anashkalon Maqedoninë në vizitën e tij në Ballkan

McCain anashkalon Maqedoninë në vizitën e tij në Ballkan

Maqedonia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është pjesë e turneut të senatorit amerikan John McCain. Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish kandidat për president, anashkalon Maqedoninë është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, vlerësojnë analistët, për REL.

Denko Maleski, ish ministër i Punëve të Jashtme, beson se senatori John McCain është këshilluar që ta anashkalojë Maqedoninë për shkak të situatës politike e cila nuk po zgjidhet ashtu siç praktikohet në shtetet demokratike ku bëjnë pjesë edhe SHBA-të


“Kjo tek ne nuk është praktikuar, që edhe e shkualifikon garniturën aktuale e cila pengon proceset demokratike. Ajo nuk mund të jetë bashkëbiseduese me personalitete të spikatura të botës demokratike. Këtu mendoj se qëndron thelbi se pse ky senator që ka ndikim të madh në politikën e jashtme amerikane, nuk do ta vizitojë Maqedoninë”, thotë Maleski.

Edhe Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Fon të Shkupit thotë se anashkalimi i Maqedonisë është një mesazh i qartë se diçka nuk është në rregull me Maqedoninë.

“Neve na vizitojnë vetëm ata diplomatë që duhet të na rikujtojnë se duhet t’i kryejmë obligimet tona. Niveli i vizitave të senatorit John McCain ndodhë në ato shtete në të cilat gjërat vlerësohen si relativisht normale, por ne jemi larg normales”, thotë Bilalli.

Nga ana tjetër, diplomati amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Janush Bugajski në analizën e fundit shkruan për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon.

Sipas tij, Moska po hap fronte të rajon në Ballkan me qëllim që të përkeqësojë krizën politike në Maqedoni.

Qëllimi i kësaj, sipas Bugajskit, nuk është vetëm zvogëlimi i shanseve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe që Ballkanin ta çojë në gjendje të konfliktit, me çka do të vinte në pah dobësitë e perëndimit dhe forcimin e rolit të Rusisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori