LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet afati kalimtar në Kosovë, klubet regjistruan 101 lojtarë

Mbyllet afati kalimtar në Kosovë, klubet regjistruan 101 lojtarë

Është mbyllur sot afati kalimtar veror për transferimin e futbollistëve në Kosovë.

Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Adem Qollakaj, ka bërë të ditur numrin e transferimeve dhe procesin e afatit kalimtar.


“Gjithçka ka shkuar mirë. Janë 101 kërkesa për regjistrime të lojtarëve”.

“Shumica prej tyre janë regjistruar edhe zyrtarisht si lojtarë të rinj nga klubet”, tha Qollakaj për Gazetën Olle.

Për çudi këtë herë, në ditën e fundit nuk ka pasur asnjë kërkesë, duke i kryer klubet blerjet më herët.

Sipas Qollakajt, klubet kanë regjistruar me kohë edhe lojtarët e huaj.