LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmja e Neymarit, PSG bindës ndaj Guingampit (Video)

Mbrëmja e Neymarit, PSG bindës ndaj Guingampit (Video)

Paris Saint-Germaini ka fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen kundër Guingampit në kuadër të Ligue 1.

Lajmi kryesor i kësaj ndeshjeje ishte padyshim debutimi i Neymarit, ashtu që fokusi i kamerës ishte gjatë gjithë kohës te sulmuesi brazilian.

I gjithë fokusi ishte te Neymar (Twitter/PSG)

Skuadra mysafire luajti më mirë në 45 minutat e para, mirëpo as vendasit nuk qëndronin të qetë. Sidoqoftë, kur ekipet shkuan në pushim, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes.

Në gjysmën e dytë ndryshuan gjërat dhe PSG e zhbllokoi rezultatin. Fillimisht, nga presioni i një aksioni të Neymar, Jordan Ikoko shënoi autogol (52’).

Neymar ishte i përfshirë në të dy golat (Twitter/PSG)

Dhjetë minuta më pas, Edinson Cavani e dyfishoi epërsinë (62’), falë një asistimi të bukur nga Neymar.

Dhe në fund nuk mund të mungonte edhe goli i Neymarit, duke qenë se kjo ishte nata e tij (82’). Braziliani u asistua nga Cavani.

Pas dy xhirove, Paris Saint-Germaini numëron gjashtë pikë dhe ky ishte një fillim shumë i mirë i Neymarit në kryeqytetin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori