0Shares

Aktorja hollivudiane, Jennifer Lawrence, ishte në qendër të vëmendjes në ceremoninë e sivjetme të Academy Awards.

Bukuroshja 22-vjeçare fillimisht u vlerësua si personaliteti i veshur më mirë gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Më pas, ajo fitoi çmimin Oskar duke u shpallur aktorja më e mirë në rol kryesor për interpretimin në filmin “Silver Linings Playbook”.

Mirëpo, duke u ngjitur nëpër shkallë që ta merrte trofeun, ndodhi e papritura, ajo u rrëzua.

“Ju po çoheni në këmbë, sepse unë u rrëzova. Ishte e turpshme”, u tha aktorja të pranishmëve që u çuan për ta nderuar triumfin e saj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)