LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e nënshkrimeve për peticion kundër privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” (Foto)

Mbledhja e nënshkrimeve për peticion kundër privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” (Foto)

Kampanja “Kino për Qytetin” e skenës së pavarur të kulturës në Pejë, për mbrojtjen e kinemasë “Jusuf Gërvalla” nga privatizimi, ka mbledhur nenshkrimet e qytetareve që kanë kërkuar anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë “Jusuf Gërvalla” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, dhe mbështetjen e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit.

Shumë qytetarë të Pejës kanë qenë të gatshëm t’i përgjigjen kësaj iniciative për mbrojtje, ndaj dhe nuk kanë hezitur të japin nënshkrimet e tyre në qendër të qytetit me vetëdëshirë.


Ndërsa nesër në ora 1:30 në Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë mbahet konferenca për media në lidhje me peticionet. /Telegrafi/