LAJMI I FUNDIT:

Mbjellja e qerpikëve

Mbjellja e qerpikëve

Çdo ditë e më shumë femrat po i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme. Përveç grimit, flokëve dhe thonjve është bërë trend dhe zgjatja e qerpikëve.

Lumnije Ahmeti
Estiste
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Si bëhet zgjatja e qerpikëve?

Zgjatja e qerpikëve konstatohet si shtesë e qerpikëve natyral. Mbjellja e qerpikëve rezulton një dukje natyrale ku fije aplikohen mbi qerpikë natyral fije për fije.

Qëndrueshmëria

Është e paraparë të qëndrojë 4-5 javë varësisht nga përkujdesja e tyre dhe mënyra e pastrimit të syve. Gjatë 24h orëve të aplikimit nuk preferohen të pastrohen sytë dhe te vendoset maskarë.

Për gjatë këtyre jave mund t’i lyeni sytë dhe të përdoreni maskarën. Por thjeshtë të keni kujdes të mos i fërkoni sytë gjatë pastrimit.

Dallimi mes qerpikëve artificial dhe zgjatjes së qerpikëve?

Fijet që e bëjnë zgjatjen e qerpikëve ngjasojnë shumë me qerpikët natyral, kurse qerpikët artificial kanë 24h qëndrueshmëri dhe nuk preferohen të përdoren më shumë se një përdorim.

Kështu që keni mundësi të bëni shikimin tuaj më tërheqës me zgjatjen e qerpikëve, ku aplikimi i qerpikëve bëhet me shumë kujdes procedurë e cila është pa dhimbje, pa skuqje dhe pa efekte anësore që zgjat rreth mbi një orë. /Telegrafi/