LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuari 16-vjeçar tregon se si u mbytën në liqen vëllai dhe kushëriri i tij

I mbijetuari 16-vjeçar tregon se si u mbytën në liqen vëllai dhe kushëriri i tij

Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në liqenin e Shkodrës ku humbën jetën dy kushërinjtë të mitur (djem xhaxhallarësh), familja Tahiri në fshatin Boriç i Madh në Malësinë e Madhe ka hapur dyert e mortit.

Mësohet se Ervis dhe Sabian Tahiri, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç, së bashku me dy kushërinj të tjerë dhe tre shokë (shtatë persona), shkuan për t’u larë në liqen, por argëtimi i tyre u kthye në tragjedi.

Rifat dhe Naim Tahiri, dy baballarët e djemve të mbytur, lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh përmes një telefonate nga disa të panjohur. Elsaidi, vëllai i viktimës Ervis Tahiri, ishte në varkën që e mori rrjedha e liqenit. Ai rrëfeu momentet e tmerrit. Vëllai i viktimës tregoi me detaje se si ai dhe katër të tjerët arritën të dilnin të gjallë në breg.

“U nisëm nga shtëpia rreth orës 12:00 të së enjtes dhe shkuam në liqen për t’u larë. Aty morëm një lundër (varkë) që është e jona dhe hymë në liqen, pasi nuk e menduam se mund të na ndodhte ndonjë gjë e keqe. Isha unë, vëllai im që fatkeqësisht u mbyt, djali i xhaxhait që edhe ai fatkeqësisht u mbyt, djali i tezës së babait dhe 3 të tjerë që erdhën me ne, shokët tanë. Pra në total kemi qenë 7 persona. Pesë arritëm të dilnim, ndërsa dy të tjerë, fatkeqësisht mbetën brenda në ujë. Ne dolëm në liqen për qejf. Si shumë banorë e të rinj të zonës, thjesht morëm lundrën për të shëtitur. Nuk e dinim fare se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe as na e merrte mendja aspak se dikush mund të mbytej. Nuk kemi parandier asgjë të keqe. Ne dimë not, edhe vëllai me djalin e xhaxhait dinin not. Nuk ishim shumë larg bregut, as 100 metra. Po të parandienim diçka të keqe, s’do të kishim shkuar për asnjë arsye. Moti realisht ishte i vranët, erë kishte, por edhe pak dallgë kishte. Neve nuk na u duk moti aq i keq apo dallgët aq të mëdha sa të na rrezikonin. Na u duk një situatë normale. Aty ku ishim ne, uji ishte i cekët”, tha 16-vjeçari Elsaid Tahiri.

Ndërkohë, ai pohoi se “mund të ketë qenë ora 14:00 ose 14:30, kur morëm për t’u kthyer drejt bregut. Pra rreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë jemi larë në liqen. Pastaj si papritur uji nisi që të thellohej vetvetiu. Na zuri të gjithëve në befasi, sepse menjëherë nisi të rritej niveli i ujit derisa na kapërceu të gjithëve. Na kaloi uji mbi kokat tona. Duke qenë në këtë situatë të vështirë ku uji na kishte mbuluar, në moment ne të gjithë menduam që të lëmë lundrën dhe të nisemi me not. Ky ishte një vendim për të cilin të gjithë ramë dakord. Morëm për të dalë në breg me not. Nga 7 persona që ishim, 5, edhe pse me vështirësi, arritëm të dilnim. Ndërsa, vëllai e kushëriri im u mbytën. Për momentin ishte e pabesueshme. S’gjej fjalë të shprehem se si ndihem. Nuk e di çfarë të them. Ne të tjerëve na ndihmoi Zoti. Vëllai dhe djali i xhaxhait dinin not, por mund të jenë lodhur ose i ka zënë paniku dhe fatkeqësisht sot nuk i kemi më. Ne e braktisëm lundrën sepse rrjedha ishte e fortë dhe me sa pamë vinte nga era e fortë. Uji na mbuloi dhe s’kishim zgjidhje tjetër. Lundra nuk na shërbente më”.

Gjithashtu, Elsaidi tha se në liqen kishin qenë një ditë para ngjarjes tragjike. /Gazeta Shqiptar/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori