LAJMI I FUNDIT:

Mbi 75% e njerëzve në botë me qasje të censuruar në internet

Mbi 75% e njerëzve në botë me qasje të censuruar në internet

Liria e internetit është në gjendje të keqe në mbarë globin dhe është vetëm duke u përkeqsuar.

Sipas një raporti të ri nga Freedom House, organizatë e pavarur e dedikuar për lirinë globale dhe demokracinë, thuhet se 67 për qind e botës jeton në një shtet që e censuron aktivitetin online në ndonjë mënyrë. Kjo shënon vitin e gjashtë që liria ‘online’ ka filluar të ketë rënie në mbarë botën.


Mediat sociale janë platform më e rregulluar e aktivitetit online, ku autoritetet e 38 shteteve të ndryshme në botë kanë arrestuar individë në 12 muajt e fundit për shkak të postimeve të tyre në media sociale.

25 për qind e të gjithë përdoruesve të internetit jetojnë në një vend ku njerëzit arrestohen thjeshtë për shkak se kanë pëlqyer, ndarë ose postuar përmbajtje në Facebook.

Në shumicën e rasteve, raporti njofton, qeveritë ndërhyjnë në mediat sociale gjatë protestave ose mospajtimeve.

Liderët e qeverive ndruhen se këto platforma mund të shpërndajnë informacione të rrejshme në situata të paqendrueshme dhe mund të ndikojnë që një situatë të bëhet e dhunshme.

Një rënie e lirisë në internet ndikon në secilin, mirëpo më së shumti i prek minoritetet, njerëzit e komuniteteve të margjinalizuara, ata që mbrojnë të drejtat njerëzore ‘online’ dhe gazetarët që përcjellin punën e qeverisë.