0Shares

Zyrtarët irakianë kanë njoftuar se nga disa sulme në pjesën veriore të Irakut dhe në kryeqytetin Bagdad, të mërkurën janë vrarë mbi 30 persona.

Në qytetin e përzier etnik Kirkuk, nga dy sulme me makina-bomba në të njëjtën lagje, janë vrarë së paku 21 vetë dhe plagosur afro 190.

Njëri ishte sulm vetëvrasës, raportojnë mediat.

Në qytetin tjetër, Tuz Khurmatu, afro 75 kilometra nga Kirkuku, nga sulmi vetëvrasës me bombë janë vrarë dy vetë dhe janë plagosur 26 të tjerë.

Nga tri sulme të ndara në Bagdad janë vrarë pesë vetë.

Qyteti Kirkuk, i pasur me naftë, që gjendet 300 kilometra në veri të Bagdadit, është i banuar me popullatë të përzier arabe, kurde dhe turkomane.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulme. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)