Mbi 1. 5 milion euro ka ndarë Qeveria e Kosovës në buxhetin e këtij viti, për t’i ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, thonë zyrtarë qeveritarë.
Ata thonë se kjo shumë është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale.
Sipas këtij ligji, të gjithë personat që mund të akuzohen kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur.
Përveç kësaj mbështetjeje financiare, ligji i siguron edhe anëtarët e ngushtë të familjes të personave të akuzuar për krimet e pretenduara, përfshirë këtu edhe shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës.
Isni Kilaj, zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në rast që vlera e mjeteve kërkohet të jetë më e madhe, beson se Qeveria do të gjejë mjete për këtë kategori.
“Është ndarë një fond i veçantë, në buxhetin e vitit të 2017. Shuma është 1. 5 milion euro për këtë kategori të mundshme. Ky është i vetmi fond që është planifikuar për të akuzuarit e mundshëm, mbrojtjen por edhe për anëtarët e familjes së tyre”, ka thënë Kilaj.
Ndryshe, analistë për çështje politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile japin vlerësime të ndryshme sa i përket mbulimit të shpenzimeve të të akuzuarve të mundshëm.
Analisti Imer Mushkolaj, për Radion Evropa e Lirë, mbulimin e shpenzimeve për këtë kategori e konsideron të papranueshëm dhe diskriminues, pasi thotë se një numër i individëve mund të jenë të akuzuar për të kaluarën kriminale.
Pasi Gjykata Speciale, thotë Mushkolaj, i ka atributet e një Tribunali Ndërkombëtar, edhe mbrojtja e mundshme juridike e individëve që mund të gjykohen në këtë Tribunal, sipas tij duhet të sigurohet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe jo nga taksapaguesit kosovarë.
“Dhe besoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë përgjegjës, që disa bashkëqytetarë të tyre, në të kaluarën kanë bërë vepra të tilla. Dhe kjo shumë e ndarë për këtë çështje duhet të përdoret për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Unë besoj se është diskriminuese sigurimi i mbrojtjes vetëm për një grup të njerëzve të cilët potencialisht mund të akuzohen nga Gjykata Speciale”, është shprehur Mushkolaj.
Por ndryshe mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ai vlerëson se një qasje e tillë mund të ndikojë për të mirë tek të pandehurit e mundshëm dhe tek familjarët e tyre.
Vetë fakti që Kuvendi i Kosovës, thotë ai, ka marrë vendim ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale, mbrojtja financiare dhe juridike, konsiderohet si masë që shteti i Kosovës mund t’ia ofrojë të akuzuarve të mundshëm dhe familjarëve që shkojnë për t’i vizituar.
Megjithatë, shpenzimi i këtyre mjeteve, sipas Miftarajt, duhet të jetë transparent.
“Në këtë drejtim është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, këto procedura, këto rregulla t’i bëjë publike, të jenë të rregullta në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar se sa do të jetë ndikimi financiar për popullin e Kosovës, buxhetin e Kosovës lidhur më këto shpenzime. Kjo në njëfarë mënyre, të mos mund të keqpërdoret që të pandehur të caktuar të kenë trajtim tjetër, ndoshta ndaj të tjerëve”, ka thënë Miftaraj.
Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë.
Selia e kësaj Gjykate është në Hagë, ku Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin