LAJMI I FUNDIT:

Mbeti me vetulla të djegura duke pirë pijen e ndezur (Video)

Mbeti me vetulla të djegura duke pirë pijen e ndezur (Video)

Një burrë nga Lancanshire e Anglisë, i ka djegur vetullat sepse nuk e ka fikur më parë pijen që shërbehet e ndezur.

Lëngun e njohur si Sambuca, ai e ka kthyer në gojë të ndezur dhe më pas e ka pështyrë, sepse nuk mund ta përpinte, transmeton Telegrafi.


Por, ka qenë shumë vonë dhe i është përfshirë fytyra nga flaka.

Në videon e postuar më poshtë, shihet grupi që e inkurajojnë atë të pijë nga gota e vogël, si dhe momenti kritik kur ai ngutet ta pijë.

Ndryshe, kjo pije italiane ndizet para se të pihet, si shenjë e shëndetit, prosperitetit dhe lumturisë. /Telegrafi/