Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin se tashmë është mbyllur edhe periudha e aplikimit për katër masat mbështetëse të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se do të mund përfitojnë të gjithë ata fermerë të kësaj komune, të cilat i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.
Ministri Krasniqi ka konfirmuar përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Deçanit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon dhe rritjes së mbështetjes për fermerët e kësaj ane. Në veçanti është biseduar për mundësitë ekzistuese të ujitjes së tokave bujqësore në këtë komunë, dhe projekteve që do të mund të realizoheshin në të ardhmen në këtë drejtim.
Nga ana e tij, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari Selmanaj e njoftoi ministrin edhe për projektet e këtij viti të kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel