LAJMI I FUNDIT:

Mbështeteni aktivitetin e Orbit i cili këtë vit jep mijëra buzëqeshje fëmijërore

Mbështeteni aktivitetin e Orbit i cili këtë vit jep mijëra buzëqeshje fëmijërore

Këtë vit për herë të parë në Kosovë kompania Mars Oversis Holdings me Përfaqësi në Shkup, e realizon aksionin “Orbit dhuron buzëqeshje” me qëllim të edukimit të fëmijëve të moshës shkollore në lidhje me nevojën e mirëmbajtjes së rregullt të përditshme të higjienës orale, dhe parandalimin e paraqitjes së kariesit në moshë të re, me çka do të ndërtohen shprehitë e tyre të shëndosha dhe do të përmirësohet gjendja e përgjithshme e shëndetit oral.

Projekti është i karakterit global dhe çdo vit numri i vendeve pjesëmarrëse rritet, ndërsa rezultatet e arritura janë të shkëlqyera, sidomos në drejtim të ngritjes së vetëdijes së higjienës orale në mesin e fëmijëve dhe përmes tyre edhe tek të rriturit.

Orbit aventura do të zbatohet në 2 faza, e para duke filluar më 1 maj dhe zgjatë deri më 30 qershor dhe në të, të gjithë qytetarët, duke blerë çamçakëzët e tyre të preferuar Orbit do të kontribuojnë në mbulimin më të madh të projektit.

Me fillimin e vitit të ri shkollor fillon edhe faza e dytë në të cilën karvani Orbit do të fillojë turneun nëpër shkollat e vendit. Nëpërmjet lojës dhe argëtimit, në mënyrë piktoreske ekipi profesional dentar do ti edukojë fëmijët në lidhje me nevojën për mirëmbajtjen e higjienës orale dhe zbatimin e duhur të saj të përditshëm.

Orbit karvani do të jetë interesant dhe plot surpriza, dhe nga ai fëmijët në mënyrë interesante do të mësojnë pse dhe si duhet të kujdesen për dhëmbët e tyre.

Më mirë është kur fëmijët qeshin, por dhe edhe më mirë është kur buzëqeshja ka dhëmbë të shëndoshë!

Së bashku për një buzëqeshje të shëndoshë fëmijërore.