LAJMI I FUNDIT:

“Mbas verës, vjen vera”, moto e HardhFest 2017

“Mbas verës, vjen vera”, moto e HardhFest 2017

HardhFest 2017 ka zbuluar sloganin për edicionin e ri.

Kemi dëgjuar se njerëzit shpesh ankohen që pas pushimeve verore është traumë në vete që sa fillon muaji Shtator ti ktheheni punës direkt. Secili do të donte të bënte edhe një mini-pushim pas pushimeve verore apo jo? Prandaj festivali fton te gjithë turistët që mbas stinës së verës, të vijnë e të shijojnë një gotë Verë apo të ngrenë dolli për një vit sa më të mbarë profesional.

Një slogan relaksues për çdo vizitorë, ku për çdo individ është parajsë në vete, të relaksohet me një gotë Verë dhe në të njëjtën kohë t`i shijojë pamjet mbresëlënëse të plantacioneve të vreshtave të Rahovecit.

Me sloganin “Mbas verës, vjen Vera,” festivali “Hardh Fest” këtë vit do të sjellë shumë risi dhe atraksione vreshtare, verëtare, turistike dhe kulturore.
Si çdo vit edhe sivjet per ide të sloganit e Hardh Fest është përkujdesur dizajneri Agi Haxhimurati.

Hardh Fest do të organizohet më datë 7, 8, 9 dhe 10 Shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit, festivali organizohet nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Rahovecit dhe përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Festa e Vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë vizitorë nga mbarë bota.

Hardh fest ta zgjat verën, se “Mbas verës, vjen Vera.”

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori