LAJMI I FUNDIT:

Mbappe në radarin e top katër klubeve evropiane

Mbappe në radarin e top katër klubeve evropiane

Pas Real Madridit, për Kylian Mbappen në garë kanë hyrë edhe Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.

Manchester City, Manchester United dhe Chelsea kanë kontaktuar drejtuesit e Monacos për 18-vjeçarin që po shkëlqen këtë edicion, Kylian Mbappe. Gjigantët nga Liga Premier do të bëjnë çmos gjatë verës për ta transferuar lojtarin.


Madje City tentoi ta transferojë atë edhe gjatë verës që lamë pas, por Monaco refuzoi ofertën prej 34.5 milionë funteve. Pas golit ndaj Borussia Dortmundit, talenti francez u bë lojtari më i ri në histori të kësaj gare që shënon pesë gola.

Talenti francez, që deri më tani ka shënuar 22 gola në 36 paraqitje, kërkohet me ngul edhe nga Real Madridi. /Telegrafi/