LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi konsultativ i partive politike

Mbahet takimi konsultativ i partive politike
-->

Në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krijimin e institucioneve, sot do të mbahet takimi konsultativ i shefave të grupeve parlamentare me kërkesë të kryesuesit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë, pasi që takimi sipas tyre është i panevojshëm.

Takimi mbahet në ora 10.00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është thirrur për të enjten në ora 10.00.