LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Panairi Virtual i Karrierës

Mbahet Panairi Virtual i Karrierës

Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot do të bëhet hapja solemne e edicionit të 7-të të Panairit Virtual të Karrierës, të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit e UP-së informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.


Të pranishmëve do t’i drejtohet Rektori i UP-së, Marjan Dema, prorektorja për Cilësi në Universitetin e Prishtinës Teuta Pustina – Krasniqi, përfaqësuesit e sponsorëve mbështetës dhe disa nga përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.

Përveç kompanive që ofrojnë vende të punës dh e punë praktike, organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në këtë panair maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë në dispozicion shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.

Studentët do të kenë mundësinë të aplikojnë në panair për pozita të lira pune dhe praktikë, ose të informohen për mundësitë e aplikimit online. /Telegrafi/