LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferencë për çështjen e personave të pagjeturve

Mbahet konferencë për çështjen e personave të pagjeturve

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur organizon sot konferencën “Sfidat në identifikim”, në të cilën përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, regjionale dhe vendore, familjarë të personave të pagjetur do të diskutojnë për sfidat me të cilat ballafaqohen në identifikimin e personave të pagjetur.

Pjesëmarrësit do të paraqesin edhe rekomandimet se çfarë të bëhet.


Konferenca është pjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.