LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferenca shkencore ‘Sfidat e sigurisë në Kosovë’

Mbahet konferenca shkencore ‘Sfidat e sigurisë në Kosovë’

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), organizohet konferenca e parë shkencore me temë “Sfidat e sigurisë në Kosovë”.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është  që përfaqësuesit e organizatave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Kosovë të debatojnë për çështjen e sigurisë si dhe të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme rreth kësaj çështje  të cilat janë prezentë në Kosovë,  rajon dhe më gjerë.


Në këtë konferencë do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, prof.dr.Ass. Bejtush Gashi, dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, përfaqësuesit e Agjencioneve të Sigurisë Publike, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, ICTAP, BE dhe OSBE.