LAJMI I FUNDIT:

Mbahet debati për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Mbahet debati për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) mban sot një debat për sistemin e drejtësisë në Kosovë, sfidat e këtij sistemi dhe rëndësinë që të jemi faktor i ndryshimit në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Në këtë debat pritet të jenë prezent përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agjencia kundër Korrupsionit, Oda e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga organizatat jo-qeveritare, nxënës/e të shkollave të mesme në Prishtinë dhe qytetarë të ndryshëm.


Organizimi bëhet në kuadër të projektit “Rinia për Drejtësi” të cilin YIHR-KS është duke implementuar në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” (D4J).

Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të mbështetur zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi.

Opinionet, gjetjet dhe konkluzionet apo rekomandimet e nxjerrura në debat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Departamentit të Shtetit Amerikan apo Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori