LAJMI I FUNDIT:

Mazzarri kërkon përqendrim

Mazzarri kërkon përqendrim

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka kërkuar nga lojtarët e tij të qëndrojnë me këmbët në tokë, edhe pse janë barazuar me Juventusin në krye të tabelës.

Pas fitores prej 2-0 ndaj Catanias, konkurrenti kryesor i Bianconerëve për titull është ngritur në kuotën e 49 pikëve, aq sa ka edhe lideri me një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Duhet ta kemi parasysh se secila ndeshje është një betejë. Rezultatet tona rrjedhin nga ato dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetes shpërqendrimin”, u ka thënë Mazzari gazetarëve. /Telegrafi/