LAJMI I FUNDIT:

Mavraj në formë të mrekullueshme

Mavraj në formë të mrekullueshme

Mërgim Mavraj ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 2-1 të Kolnit ndaj Hofenheimit në Kupën e Gjermanisë.

Futollisti shqiptar i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes u vlerësua me notën 2, që ishte edhe më e larta e dhënë për futbollistët e Kolnit.


Përveç Mavrajt me të njëjtën notë u vlerësua vetëm Pawel Olkowski, që ishte rreshtuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në paragrafin kushtuar përformancës së Mavrajt shkruhej shkurtimisht dhe qartë. Ishte më i fortë se lojtari që kishte në krah, praktikisht zot në lojën ajrore.

Skuadra e Kolnit falë këtij suksesi të arritur në kohën shtesë u kualifikua në fazën e 1/8 – ave të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Hamburgun.

Mërgim Mavraj mbetet një nga pikat kyce që Kolnit në fazën mbrojtëse. Jo më kot 30-vjecari i kombëtares shqiptare është aktivizuar titullar në të gjitha ndeshjet e Bundesligës, duke luajtur të plota të teta sfidat.

Gjatë merkatos së verës u përfol shumë për një kalim të tij në Serinë A, por në intervistat e fundit Mavraj është shprehur qartë se nuk do ta ndërronte Kolnin për asnjë skuadër tjetër, sigurisht nëse edhe drejtuesit e kësaj skuadre preferojnë zgjaten e bashëpunimit.