LAJMI I FUNDIT:

Maturantët e Tetovës apelojnë për festime të kujdesshme

Maturantët e Tetovës apelojnë për festime të kujdesshme

Mbrëmja e maturës është shndërruar në një traditë kohëve të fundit. I kushtohet shumë rëndësi e madhe nga nxënësit. Nga ata pritet me një ndjenjë shumë të fuqishme gëzimi e kënaqësie, e bashkuar me dëshirën e zjarrtë, që secili të duket më bukur se tjetri. Adoleshentët e përcaktojnë si mbrëmjen më të rëndësishme të 18-viteve sepse është mbrëmja e fundit që të gjithë mblidhen së bashku, për të kujtuar momentetet më interesante gjatë katër viteve, e më pas secilin jeta e drejton në atë se çfarë zgjedhur ai.

Telegrafi Maqedoni ka bashkëbiseduar me maturantë të shkollave të mesme në lidhje me atë se a preokupohen maturantët pa nevoje për mbrëmjen e maturës, pasi kjo ndikon në lëshimin e procesit arsimor? Maturantët poashtu përgjigjen në lidhje me atë se çfarë do të kishin hequr dhe apo shtuar që matura të festohet më me maturi.


Maturantja nga shkolla e mesme ekonomike ‘8 Shtatori’, Bajrame Ramadani u sugjeron bashkëmoshatareve që më shumë të merren me të ardhmen dhe mësimet.

‘Ceremonia për mua është dasëm e thjesht dhe nuk duhet të merremi me të assesi. Desha të iu them se nuk duhet të merret aq afër zemrës. Jemi të rinj dhe çdo gabim në këtë moshë na mbetet gjatë gjithë jetës. Në gjysmëvjetorin e dytë mendoj se askush nga ne nuk ka prek libra. Edhe profesorët këtu kanë faj sepse na lejojnë që të merremi me festë, edhe atë shumë para kohe. Por, është krijuar veç më traditë. Maturat duhet të jenë më modeste dhe të organizuara mirë nga stafi i shkollës. Duhet që të shkohet në mënyrë më të organizuar. Mos na “dalin” mendt’, thotë Ramadani.

Ardonit Ismaili, maturant në shkollën e mesme të Gjimnazit ‘Kiril Pejçinoviq’ e vendos theksin te kriza ekonomike, gjegjësisht maturantët të kontrollojnë buxhetin e shtëpisë që mos t’i harxhojnë prindërit.

‘Preokupimi i nxënësve për maturën është duke ndodhur gati se çdo vitë, e këtë informatë e kemi pasur nga profesorët si dhe nga nxënësit e tjerë që kanë kaluar këtë periudhë, e tani vetëm se jemi duke e vërtetuar. E argumenti i këtij preokupimi është vetë regjistri i notave, ku disa nga maturantët kanë vazhduar të kenë sukses të njejtë ndërsa të tjerët të kapur nga ’emocionet e mbrëmjes’ kanë kaluar në sukses më të dobët, në disa raste edhe në atë që është në prag të përsëritjes së vitit. Për një festë më të mençur personalisht do doja që ajo natë të zgjaste më shumë, i rrethuar nga shoqëria duke treguar rrëfime të ndryshme përgjatë tërë viteve të shkollimit tonë’, thekson Ismaili.

Ai më tej u bën thirrje maturantëve tjerë që të kenë kujdes me automjetet sepse siguria jonë ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve është primare, por gjithashtu edhe suksesi dhe rruga drejt zgjedhjes së profesionit të ishin paralele dhe të lëmë anash mendimet e shumta rreth ‘natës së maturës’.

”Maturantët të përqendrohen në mësime dhe jo të preokupohen me natën e maturës”
Lexo po ashtu ”Maturantët të përqendrohen në mësime dhe jo të preokupohen me natën e maturës”

Një tjetër maturante nga shkolla e mesme e mjekësisë ‘Nikolla Shtejn’, Donjeta Kahrimani, për Telegrafi Maqedoni vlerëson se të gjithë maturantët duhet të jenë të kujdesshëm,sepse sic e dimë nga vitet e kaluara, kanë ndodhur probleme të ndryshme.

‘Si të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, mendoj se edhe ne preokupohemi për maturën dhe kjo ndikon në lëshimin e procesit arsimor. Apeli im si maturante është që secili të ketë kujdes, të jetë një mbrëmje festive e sigurtë dhe shpresoj të mos ndodhë asnjë problem. Sipas meje problemi kryesor qëndron tek vizitat e familjarëve tek shkollat apo restorantet. Krijohet shumë tollovi. Pastaj qarkullimi i maturantëve e bën komunikacionin më të ngarkuar’, deklaron Kahrimani.

Matura është një gjë shumë vlerë, andaj dhe festimi i saj është i nevojshëm por kërkohet që të mos lejohen disa lëshime. Organizimi i mbrëmjes duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe sa më i kontrolluar nga ana e vet nxënësve dhe profesorëve, kështu mendon maturantja tjetër nga Gjimnazi, Feride Shabani.

‘Siç dihet nga matura kemi pasur përvoja të mira, por edhe nga ato negative, bile në disa raste edhe fatëkeqësi, andaj kontrolli nga të dyja palët do të ishte më se i nevojshëm. Për tu festuar më me mençuri, unë personalisht do të doja që ajo mbrëmje të ishte në një ambient të hapur, me një muzikë të qetë, ku secili prej nesh do të tregonte momentet më të veçanta që i ka kaluar në katër vitet e shkollimit të mesëm. Për në fund apeli im është që maturantët të festojnë me më shumë siguri, me më pak harxhime si dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre’, prononcohet Shabani për Telegrafi Maqedoni.

Poashtu profesorët dhe kujdestarët e shkollave të mesme, bëjnë thirrje që shënimin solemn të përfundimit të shkollës së mesme, edhe pse është e veçantë për nxënësit, ta festojnë në mënyrë të mençur. Mos të ndikojë aspekti emocional si dhe të mos bëjnë harxhime të tepërta, duke marrë parasysh krizën ekonomike. Maturantët të fokusohen në procesin arsimor sepse preokupimi se çfarë do të veshin e si do të duken është e parëndësishme, nëse suksesi i tyre në shkollë është i dobët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori