LAJMI I FUNDIT:

Maturantë, përpara se të përzgjedhni fakultetin keni parasysh

Maturantë, përpara se të përzgjedhni fakultetin keni parasysh

Çdo vit, mbi 80 milion studentë në gjithë botën regjistrohen në universitet, mirëpo, rreth 30 milion prej tyre e braktisin universitetin dhe asnjëherë nuk i përfundojnë studimet. Gjatë vitit 2016/2017 në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë janë regjistruar mbi 25,000 studentë, ndërsa më shumë se 9,000 prej do ta braktisin universitetin dhe asnjëherë nuk do të përfundojnë studimet. Kjo dukuri ndodhë për arsye se studentët nuk janë të mirinformuar për fakultetin që përzgjedhin, nuk e kanë përzgjedhur vetë drejtimin apo janë ndikuar nga rrethi, ose e kuptojnë më vonë që nuk kanë pasion për fushën e studimit të përzgjedhur.

Natyrisht, një situatë e tillë na paraqitet sepse në Kosovë nuk ka këshilltarë të karrierës apo këshilltar akademik që mund t’iu ndihmojnë për të përzgjedhur drejtimin. Andaj, pikat e mëposhtme janë këshilla se si ta bëni përzgjedhjen, që ndoshta është edhe vendimi më i rëndësishëm në jetën tuaj:

Stafi Akademik

Në Kosovë ka shumë institucione të cilat angazhojnë profesorë të cilët kanë përvojë akademike dhe profesionale. Për më tepër, këta profesorë janë të shkolluar në disa prej universiteteve më me renome në botë. Prandaj, përpara se të përzgjidhni fakultetin dhe institucionin, sigurohuni që stafi akademik është profesional dhe punon sipas metodave më të reja, ku studenti është në qendër të procesit të mësimdhënies. Sigurohuni që në institucionin ku do të regjistroheni, profesorët do t’iu trajtojnë me respekt dhe do t’iu ndihmojnë të bëheni profesionistë të mirëfilltë.

Mundësia për t’u punësuar

Ju nuk jeni duke u shkolluar dhe fituar diplomë për t’a mbajtur atë në sirtarin tuaj. Pra, diploma nuk duhet të jetë qëllimi, por mjeti me të cilin e siguroni një vend pune që ju paguan mirë dhe ju lejon të shfaqni kapacitet tuaja. Kështu që, përzgjidhni një institucion që ka bashkëpunim me institucionet publike dhe private në Kosovë. Sigurohuni që këto institucione kane marrëveshje për punë praktike që do t’iu ndihmonin për t’u punësuar.

Mundësimi për të studiuar jashtë vendit (Erasmus+)

Kush nuk ka dëshirë të studioj jashtë vendit? Mirëpo, shkollimi jashtë vendit është kushtueshëm dhe i papërballueshëm për buxhetin tonë. Mos të flasim për problemet me viza të cilat e vështirësojnë edhe më shumë situatën. Sidoqoftë, disa kolegje në Kosovë janë pjesë e programit të Bashkimit Evropian, Erasmus+, që ju mundëson të studioni pa pagesë për një semestër apo një vit në Gjermani, Portugali, Latvi, Turqi, Slloveni, Finlandë, etj. Një institucion i cili njihet për bashkëpunime të shumta është Kolegji Universum. Studentët e këtij institucioni përfitojnë rreth €800 në muaj dhe gjitha shpenzimet e udhëtimit gjatë qëndrimit në njërin nga universitetet partnere në Evropë.

Në fund, mos harroni, studimet universitare nuk duhet të jenë të mërzitshme dhe demode, por ato duhet të jenë plotë argëtim, sfiduese dhe të ju motivojnë që të bëheni qytetarë të suksesshëm dhe të përgjegjshëm të shoqërisë sonë. /Telegrafi

Artikull i sponzorizuar