LAJMI I FUNDIT:

Matura shtetërore në Maqedoni, gjatë gushtit do të testohen 2.011 nxënës

Matura shtetërore në Maqedoni, gjatë gushtit do të testohen 2.011 nxënës

Këtë vit shkollor për maturën shtetërore në afatin e testimit të gushtit, janë paraqitur 2011 nxënës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot është zhvilluar testimi në lëndët obliguese, gjegjësisht në maqedonisht, gjuhë shqipe dhe turke. Në gjuhën maqedone janë testuar 280 kandidatë, në shqip 370 dhe 43 në gjuhën turke.


Soç informoi Qendra për regjistrim shtetëror, në përputhje me Konceptin për maturë dhe provim final në shkollën e mesme me katë vite në Maqedoni, nxënësit testimin ekstern duhej të kenë kaluar në të tre lëndët. Të obliguar janë për lëndët e gjuhës amtare.

Nesër vijon testimi në gjuhët e huaja, anglisht do të testohen 1.466 kandidatë, frengjisht dhe gjermanisht nga 7 kandidatë, njofton AIM.

Më 16 gusht do të testohen 56 kandidatë në matematikë, më 17 gusht: fizik (2), kimi (5), biologji (77), biznis (219), histori (210), filozofi (164) dhe estetikë (2).

Testimet do të realizohen në 18 vende të Maqedonisë dhe të gjithë do të fillojnë në ora 10:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori