LAJMI I FUNDIT:

Matja e shtypjes së gjakut – me manometër zhive apo digjitale?

Matja e shtypjes së gjakut – me manometër zhive apo digjitale?

Shtypja e gjakut ndryshon gjatë ditës. Në mëngjes, vlerat mund të jetë normale, në mbrëmje mund të rritet shtypja e gjakut. Në anën tjetër, përafërsisht 20% e pacientëve kanë presionin e lartë të gjakut vetëm kur shkojnë te mjeku (“Fenomeni manteli i bardhë”).

Dr. Sci. Basri Lenjani,
Specialist i Mjekësisë Emergjente

Për shkak të shpeshtësisë dhe rëndësinë e hipertensionit si dhe ndryshimet e shtypjes të gjakut gjatë ditës, përveç kontrollit të rregullt nga ana e mjekut, është e nevojshme dhe matja e gjakut tre herë brenda ditës në shtëpi nga vet personi.

Rekomandimet e Shoqatës Evropiane të hipertensionit, për matjen e shtypjes së gjakut me aparatet me shtyllë të milimetrit të zhivës, kërkojnë trajnim themelor nga një mjek.

1402516514518

Pajisjet Anaeroide, me matës presioni, gjithashtu kërkojnë trajnim të mëparshme dhe kalibrimin e rregullt. Përdorimi i këtyre pajisjeve është i kufizuar për ata pacientë të cilët janë matjet automatike të parealizueshme ose të pasakta (pacientët me çrregullime specifike të ritmit të zemrës – aritmitë).

Pajisjet elektronike digjitale për matjen e presionit të gjakut janë të rekomanduara për matje në shtëpi. Ata janë të lehtë për t’u përdorur që kërkon trajnim minimal dhe shumica kanë një çmim të përballueshëm.

Enët e gjakut janë më të vogla në diametër se ata në krahun e sipërm. Tek personat të rinj, diferenca e rrjedhjes së gjakut nuk do të ndikojë në vlerat e presionit të gjakut. Në pacientët me ndryshime arterosklerotike në enët e gjakut, si dhe tek personat mbi 65 vjet, rekomandohet modeli i matjes së shtypjes së gjakut në krah.

CRO_health_Home_blood_Pressure_05-14

Matja me aparat të milimetrit të shtyllës së zhivës është me saktë se ajo me aparate digjitale, duke pasur parasysh se për çdo matje, paraprakisht është e nevojshme dhe domosdoshme edukimi dhe trajnimi në masë të popullatës për mënyrën e matjes së shtypjes së gjakut. Tek matjet e shtypjes digjitale oscilimet mund të lëvizin 5-10 mmHg.

Para se matjes së shtypjes së gjakut duhet të pushojë të paktën rreth 10 minuta, Gjithashtu, duhet marrë parasysh, temperaturën që e ka, nëse ka konsumuar marrë kafe dhe nikotinë, sepse këto munden të ndikojnë në ndryshimin e shtypjes së gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori