LAJMI I FUNDIT:

Materazzi: Buffon duhet ta fitojë Topin e Artë

Materazzi: Buffon duhet ta fitojë Topin e Artë

Marco Materazzi ka bërë zgjedhjen e tij se cili futbollistë duhet ta fitojë Topin e Artë për vitin 2017.

Gara për fitimin e çmimit më të madh individual, Topin e Artë, për vitin 2017 pritet të jetë e madhe dhe me shumë futbollistë të mëdhenj që mund ta fitojnë atë.


Hazard: Shpresoj ta fitoj Topin e Artë, por e meritojnë edhe disa futbollistë të tjerë
Lexo po ashtu Hazard: Shpresoj ta fitoj Topin e Artë, por e meritojnë edhe disa futbollistë të tjerë

Deri më tani kanë dalë shumë emra të njohur të futbollit botëror që kanë ‘sponsorizuar’ emra për fitimin e këtij çmimi, ndërsa i fundit është ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, i cili ka bërë zgjedhjen e tij.

Në një intervistë për të përditshmen italiane Gazzetta dello Sport, Materazzi ka thënë se Buffon duhet të shpallet futbollisti më i mirë në botë, duke lënë pas Messin dhe Ronaldon.

L’Equipe: Buffon e rivalizon Ronaldon për Topin e Artë
Lexo po ashtu L’Equipe: Buffon e rivalizon Ronaldon për Topin e Artë

“Buffon është në të njëjtin nivel si në Kampionatin botëror 2006. Atëherë nuk arrija t’i shënoj gol as në stërvitje”, ka thënë fillimisht Materazzi për Gazzetta dello Sport.

“Do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonte, e meriton Topin e Artë”, përfundoi ish-mbrojtësi i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori