0Shares

Orizi vlerësohet sidomos në recetat për kujdesin ndaj bukurisë së femrave japoneze, e në kombinim me mjaltin siguron një lëkurë të ripërtërirë të fytyrës.

Është i pasur me vitaminat e grupit B, të cilët stimulojnë rritjen e qelizave, parandalojnë ose ngadalësojnë plakjen e tyre si dhe përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë.

Kjo maskë shëruese me oriz, qumësht dhe mjaltë, do të bëhet maska juaj e preferuar, sepse pas përdorimit të saj lëkura bëhet më e butë dhe më me shkëlqim, transmeton Telegrafi.

Përgatitja

Merrni 2-3 lugë të supës me oriz dhe e zieni në mënyrë të zakonshme, derisa në momentin kur orizi të jetë zbutur. Ujin në të cilin është zier orizi, të cilin më pas do ta përdorni, e vendosni në një tepsi apo enë të veçantë.

Orizin e zier e mbushni me ujë dhe aty shtoni edhe një lugë me qumësht të ngrohtë. Masën e përzieni derisa të bashkohet dhe e shtoni edhe një lugë të madhe me mjaltë.

Maskën e vendosni në lëkurën e fytyrës dhe në qafë. Pas gjysmë ore me kujdes e largoni maskën dhe e shpëlani fytyrën me ujin e orizit.

Pos dobive të shumta që sjell orizi, uji i orizit të zier po ashtu në mënyrë të shkëlqyeshme hidraton lëkurën e fytyrës, përmban antioksidues-dhe absorbon përbërësit e shkaktuar si pasojë e rrezeve të dëmshme ultra vjollcë të diellit.

Për më shumë, orizi parandalon formimin e melaninës dhe me vetë këtë parandalon shfaqjen e njollave.

Ujin e orizit mund ta ruani në frigorifer për rreth katër ditë. Mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje si losion për fytyrë. Mund edhe ta ngrini në akull dhe ta përdorni për pastrimin e fytyrës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)