LAJMI I FUNDIT:

Maskë me qepë për rritjen e flokëve

Maskë me qepë për rritjen e flokëve

Sipas studimeve, qepa është një nga kurat më të mira për daljen e rrënjës së flokut pas rënies.

Qepa është e pasur në sulfur, një mineral i rëndësishëm për shëndetin e flokëve.

Qepa dhe lëngu i saj janë përdorur prej shekujsh si një recetë në kushtet e shtëpisë për rritjen e flokëve.


Përgatitja e maskës:
Grini një qepë të kuqe ose të bardhë derisa të bëhen 3 lugë. Përziejeni me 1 lugë mjaltë në një tas të vogël.

Aplikojeni me duar në flokë të lagur dhe fërkoni butësisht skalpin.

Përveç vetive që ka qepa për rritjen e flokut, apo për daljen e flokut të ri, mund të përfitoni edhe nga efektet e mjaltit, i cili ka veti anti-bakteriale, lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer. /Telegrafi/