LAJMI I FUNDIT:

Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar

Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar

Maskat për flokë janë të shkëlqyeshme për përmirësim të gjendjes së përgjithshme të flokut, por dinë të jenë shumë të shtrenjta.

Me siguri, të gjitha nuk përshtaten për flokët tuaj dhe për problemin që duhet trajnuar. Pse nuk provoni të bëni maskë, në shtëpinë tuaj me prodhime natyrale? Përparësia më e madhe është mungesa e kemikaleve në këto maska të përgatitura, dhe me to me të vërtetë do ta ndihmoni flokun. Ja disa maska më të shfrytëzueshme për flokë.

Maskë prej veze
Përzieni dy vezë me dy lugë ujë. Përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët. Lëreni 10 – 15 minuta, lajeni me shampo të butë.

Maskë prej bananeje
Merrni një banane, një vezë, tre lugë mjaltë, tri lugë qumësht dhe tri lugë vaj ulliri. Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë. Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe lajeni me shampo të butë.

Maskë prej jogurti
Përzieni një të bardhë të vezës derisa të trashet pak përmbajtja. Përzieni me gjashtë lugë jogurt me pak vaj. Përdorni në flokë dhe lëne të veprojë 15 deri 30 minuta. Shpërlajeni me shampo të butë.

Maskë me vaj ulliri
Përzieni pesë lugë vaj ulliri me dy vezë. Lyeni tërë hapësirën e flokëve me këtë përmbajtje, pastaj mbuloni me foli plastike ose kapelë për dush. Nxehtësia e folisë ose kapelës do ta ndihmojë vajin të futet thellë në strukturën e flokut. Lëreni të veprojë minimum 30 minuta dhe pastaj shpërlajeni me shampo.

Maskë prej mjaltit dhe vaj ullirit
Përzieni tri lugë vaj ulliri me dy lugë mjaltë. Njëjtë si në rastin e mëparshëm. Pas gjysmë ore ose më shumë pastroni përmbajtjen e flokut.
butë.

/Telegrafi/