LAJMI I FUNDIT:

Mashtrohet nga miqtë se të gjithë do të vishen me kostume dhe maska (Video)

Mashtrohet nga miqtë se të gjithë do të vishen me kostume dhe maska (Video)

Darren Buckley nga Bolton i Anglisë, është mashtruar nga miqtë se të gjithë do të vishen me kostume dhe maska, për të shkuar në një aktivitet sportiv.

Mirëpo, ka qenë vetëm 27-vjeçari që është veshur si personazhi nga filmi i animuar, ndërsa ata ishin me rroba normale, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ka parë se është mashtruar, ai nuk ka hezituar aspak dhe ka hipur në veturë, për të shkuar në atë formë.

Derisa ata qeshnin dhe mahiteshin, ai ka mbuluar fytyrën me flokë, në mënyrë që të pranojë mahinë dhe të mos bezdiset.

“Vendim me vend, është njeri që di si të mos jetë pjesë e talljes, por të vazhdojë lojën që ia bënë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/