LAJMI I FUNDIT:

MASHT-i marrëveshje me ADA-n për ngritjen e cilësisë

MASHT-i marrëveshje me ADA-n për ngritjen e cilësisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, kanë nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë”.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme i arsimit të lartë në Kosovë.


Ministri Bajrami ka falënderuar Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit, pa të cilën mbështetje Kosova do ta kishte të vështirë orientimin e arsimit të lartë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Ai theksoi se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Qeverinë e Kosovës për ngritjen e cilësisë.

“Po e nisim një projekt shumë të rëndësishëm, projektin HERAS, i cili do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së universiteteve tona publike, në orientimin e universiteteve tona drejt shkencave aplikative dhe stimulimin e kërkimit dhe hulumtimit shkencorë”, theksoi ministri Bajrami.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë, . Gernot Pfandler u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të qeverive të të dyja vendeve në fushën e arsimit, ndërkaq shtoi se Qeveria e Austrisë është e përkushtuar, veçanërisht në arsimin e lartë.

Projekti “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim- ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe kap vlerën 2 milionë euro. Projekti do të zgjasë tri vjet dhe do t’i kontribojë zhvillimit të arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore-shkencore brenda universiteteve dhe orientimit të të rinjve në fushën e shkencave aplikative, për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori