LAJMI I FUNDIT:

Masakra në Vlorë, dedikimi prekës i mikut të Ergysit: Jepu forcë motrave e prindërve

Masakra në Vlorë, dedikimi prekës i mikut të Ergysit: Jepu forcë motrave e prindërve

Ergys Gjioveshaj, 33 vjeçari me banim në Vlorë është viktima e masakrës së ndodhur të enjten mbrëma në një lokal me muzikë live në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Miku i tij, Alket Tahiraj i ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Ai shprehet i revoltuar nga komentet e njerëzve në lidhje me ngjarjen, shumë prej të cilëve fajësojnë të kaluarën e viktimës. Alket Tahiraj në fjalët e tij prekëse për vdekjen e shokut të tij, i kërkon t’i japë forcë motrave dhe prindërve për të përballuar humbjen e tij.

Policia arriti në kohë rekord të identifikojë autorët e dyshuar, ku njëri prej tyre 19 vjeçari Gani Tozaj ndodhet në qelitë e paraburgimit të Vlorës.

Dedikimi:

Vëllai im apo burazer se kështu i flisnim njeri tjetrit, më vjen keq që u ndave kaq i ri në këtë jetë. Rri e shof disa persona tani që komentojnë nëpër faqet e portaleve, komentojnë fjalë pa lidhje pa të njohur kush ishe. O burazer nuk e dinë që jepje zemrën e ndihmoje këdo. Nuk e dinë që ishe një djalë i mirë dhe i respektueshëm.

Ju lutem shumë o njerëz mos shkruani komente pa lidhje kur nuk e njihni një njeri që ka vuajtur gjithë jetën. Një djalë që e respektonte gjithë Vlora dhe jo vetëm. Ah o burazer nuk të deshi fati po jepu forcë motrave dhe prindërve të tu ta kalojnë këtë dhimbje, sidomos nënës tende që e ke të sëmur.

Vëllai im do më mungosh do më mungojnë shakat e tua dhe mendimet që më ke dhenë gjithmonë. Vëllai im i lutem zotit të të çojë në parajse se aty meriton të jesh. Lamtumir byrazer, ngushëllime familjes. Kushtuar Ergys Gjioveshit.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e lokalit ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Krahas viktimës u plagosën tre persona të tjerë Florjan Hila, 28 vjeç i cili ndodhej një tavolinë pas viktimës, Arsonel Llanaj, 32 vjeç kamerier i lokalit dhe Arta Luka, 26 vjeçe e cila ndodhej bashkë me viktimën.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar çka ka shkaktuar panik. Viktima akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2001 në Vlorë, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Për krimin për të cilin u akuzua, Gjioveshaj u dënua me 12 vite burg, por ai u arratis jashtë vendit, duke mos e vuajtur dënimin. I riu u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua, por ajo që mbetet e paqartë janë rrethanat e lirimit të tij./noa.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori