LAJMI I FUNDIT:

Martins pranon se është në lidhje me motrën e Balotellit

Martins pranon se është në lidhje me motrën e Balotellit

Futbollisti Nigerian, Obafemi Martins, ka konfirmuar thashethemet se është në lidhje me Abigail Balotelli, motrën e madhe të sulmuesit italian, Mario Balotelli.

Mediat kanë raportuar se lidhja e tyre është serioze dhe se ata planifikojnë martesë. Mirëpo, sulmuesi i Levantes ka thënë se ata ende nuk kanë biseduar nëse do t’i drejtohen altarit.

“Lidhja është e vërtetë, por nëse do të martohemi ose jo, nuk kemi diskutuar asgjë të tillë”, ka thënë Martins për Goal.com duke shtuar se janë të lumtur bashkë.


Ai po ashtu ka mohuar njoftimet se Balotelli është kundër lidhjes së tyre.

“Mario është miku im. Kam respekt, sepse kam luajtur me të te ekipi i të rinjve të Interit. Ai më respekton dhe unë e bëj të njëjtën”, ka shtuar 28-vjeçari. /Telegrafi/