0Shares

Ish-mesfushori i Athletic Bilbaos, Javi Martinez, është i ngazëllyer nga kalimi i Pep Guardiolës në Allianz Arena, por nuk ndjen se është i nevojshëm ndryshimi i stilit të lojës.

Shumë e konsiderojnë transferimin e Guardiolës te Bayerni si një nevojë për ndryshim të stilit të lojës nga bavarezët, teksa për këtë shprehet kundër Martinez.

“Të luajmë sikurse Barcelona e Guardiolës? Bayerni tashmë po luan mirë. Zhveshtorja është shumë e ngazëllyer dhe mezi presin që ai të vijë. Nuk kemi nevojë për të ndryshuar stil”, ka deklaruar Martinez.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)