LAJMI I FUNDIT:

Martinez: Guardiola, një trajner i shkëlqyer

Martinez: Guardiola, një trajner i shkëlqyer

Futbollisti defensiv i Bayern Munichut, Javi Martinez, është i lumtur që Pep Guardiola do t’i drejtojë bavarezët nga sezoni i ardhshëm.

“Guardiola është një trajner i shkëlqyer. Unë e njoh atë pak kur Bilbao luante ndaj Barcelonës. Unë e vlerësoj shumë si trajner dhe person”.

“Kjo është zgjidhja më e mirë pasi Heynckes tha se donte ta përfundojë karrierën këtë sezon. Është gjë e madhe për Bayernin dhe gjithë Bundesligan”.


“Tash ndoshta më shumë top lojtarë dhe trajnerë do të vijnë nga Spanja në Munih dhe Gjermani”, ka deklaruar spanjolli për Bild. /Telegrafi/