LAJMI I FUNDIT:

Martinez: Do të kthehem në formën më të mirë

Martinez: Do të kthehem në formën më të mirë

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Javi Martinez, ka premtuar se ai së shpejti do të kthehet në formën më të mirë, pasi pushoi shumë gjatë periudhës së krishtlindjeve.

“Së shpejti kthehem në formën më të mirë, jam shumë optimist”.

“Në Spanjë ne nuk kemi pushim dimëror, kështu që nuk e kam ditur si është kjo ndjenjë. Mendoj se është shumë mirë për ne, mund të punojmë në qetësi dhe të përgatitemi mirë për pjesën e dytë të sezonit. Kjo ka qenë përvojë e re për mua”.


“Unë u ktheva në shtëpi dhe isha me familje për krishtlindje. Pas gjithë këtyre javëve turbulente dhe muajve të lodhshëm, kam pasur nevojë për pushim. Unë e kam shfrytëzura mirë pushimin, pasi kam luajtur shumë ndeshje gjatë këtij viti”, ka thënë Martinez. /Telegrafi/