LAJMI I FUNDIT:

Martesa e dytë, më stabile

Martesa e dytë, më stabile

Derisa shanset për shkurorëzim te martesa e parë janë 45%, në martesën e dytë ky rrezik bie në 31%, shkruan "Daily Mail".

Në martesën e dytë shpesh burrat janë më të lumtur osha jetësore, përvoja e dashurisë si dhe qëndrimet më reale, kontribuojnë që martesa e dytë të jetë më stabile. Kështu, çiftet në martesën e dytë janë më të lumtur dhe më të realizuar, ku shumë më rrallë vjen deri te shkurorëzimi, ka treguar një studim i Shoqatës britanike të martesës.

Sipas statistikave, gjasat që martesa e dytë të përfundojë me shkurorëzim janë 31%, derisa në martesën e parë ky rrezik është 45%, shkruan "Daily Mail". Përpos kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se gjasat më të mëdha për gjetjen e lumturisë hasen më shpesh te meshkujt, që janë në martesën e dytë.

“Marrë në përgjithësi, martesat e dyta janë më të suksesshme sesa të parat, sepse partnerët janë më të pjekur, më të gatshëm që të marrin përsipër obligime. Po ashtu, prit jet e tyre janë më reale, thotë udhëheqësi i studimit”, Harry Benson.

Ndër problemet më të shpeshta që i godet çiftet në martesën e dytë janë vështirësitë financiare, sidomos nëse kanë fëmijë nga martesa e parë dhe paguajnë alimentacion, por, marrë në përgjithësi, megjithatë janë më të lumtur.

Ekspertët shtojnë sesi njerëzit nga martesat e dështuara shpesh nxjerrin mësime, të cilat u ndihmojnë që të mos gabojnë në martesën e re. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori