LAJMI I FUNDIT:

Marseille transferon sulmuesin e Monacos (Foto)

Marseille transferon sulmuesin e Monacos (Foto)

Marseille ka arritur një marrëveshje me Monacon për transferimin e Valere Germain, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me skuadrwn nga Stade Velodrome.

Germain shënoi 10 gola në 36 paraqitje, pasi skuadra e Monacos i dha fund dominimit të Paris Saint-Germain, duke ia fituar titullin e Ligue 1 sezonin e kaluar.


Marseille dhe Lyoni befasohen nga çmimi që Unitedi i ka vendosur Januzajt
Lexo po ashtu Marseille dhe Lyoni befasohen nga çmimi që Unitedi i ka vendosur Januzajt

Megjithatë, 27-vjeçari nuk ishte gjithmonë një titullar drejt fundit të sezonit, me Radamel Falcao dhe talentin e jashtëzakonshëm Kylian Mbappe si zgjedhjen e parë, dhe ai tani ka zgjedhur për një kalim në Marseille.

Marseille konfirmoi marrëveshjen në një deklaratë zyrtare dhe Germain do të finalizojë transferimin të hënën nëse ai kryen me sukses teste mjekësore.

Me bashkimin e tij me klubin marsejez, Germain ndjek hapat e babait të tij Bruno, i cili ka gëzuar kohë të mira në Marseille gjatë karrierës së tij si futbollist. /Telegrafi/