LAJMI I FUNDIT:

Margarina qetëson dhimbjet dhe zbut shfaqjen e hematomave

Margarina qetëson dhimbjet dhe zbut shfaqjen e hematomave

Pos që është lyerje e shijshme dhe shtojcë e gjellëve të ndryshme dhe ëmbëlsirave, margarina ka vendin e vet edhe në mjekësinë popullore

Dhembja e shoqëruar me hematoma e shkaktuar nga goditja e fuqishme, mund të zbutet dhe të qetësohet pikërisht me këtë “ilaç nga kuzhina”, mënyrën tepër të thjeshtë.


Ithtarët e mjekësisë popullore thonë që me margarinë shpejt dhe në mënyrë efikase qetësohet vendi i dhembjes dhe kështu pengon shfaqjen e hematomave.

Hematoma karakterizohet nga grumbullimi i gjakut në hapësirën ndërmjet pjesës së brendshme dhe pjesës së jashtme të lëkurës. Simptomat zakonisht shfaqen brenda një kohe të shkurtër, pas një dëmtimi, transmeton Telegrafi.

Margarina është e dobishme, sepse pas qitjes në lëkurë “ftoh” plagën dhe sjell lehtësim momental.

Vitaminat A, D dhe E që i përmban ky artikull shpesh depërtojnë në epidermë dhe i kontribuojnë shërimit të vendit të dhembjes.

bruise-3

Poashtu, ekspertë nga Universiteti i Harvard-it, konstatojnë se margarina është më e shëndetshme sesa gjalpi. Ata thonë se kanë gjetur se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me ato të pangopura zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër.

Këshillë plus: Me rastin e blerjes, zgjidhni margarinën me përqindje sa më lartë të thartirave yndyrore të dobishme dhe të pangopura dhe vitamina, dhe shmangni prodhimet të cilat përmbajnë thartira transyndyrore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori