0Shares

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, u ka kërkuar falje tifozëve për humbjen e shansit për ta dërguar skuadrën në finale të Kupës së Italisë.

Bianconerët u eliminuan nga Coppa Italia pas humbjes prej 2-1 nga Lazio në Olimpico, ndërsa në fund të ndeshjes Marchisio dështoi të shënonte në portën e zbrazët, golin i cili do ta kualifikonte Zonjën e Vjetër në finale.

“Nuk duhej të huqja. Ishte shumë e rëndësishme (të shënoja), më vjen keq”, ka shkruar italiani në Facebook. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)