LAJMI I FUNDIT:

Maradona fjalë të rënda për Icardin: Është i vdekur për mua!

Maradona fjalë të rënda për Icardin: Është i vdekur për mua!

Diego Maradona ka deklaruar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, “është i vdekur për mua”, pas rastit kontrovers me Maxi Lopez.

Sulmuesi i Nerazzurrëve dhe Lopez ishin shokë skuadre në Sampdoria, me Icardin, i cili hyri në një marrëdhënie me ish-gruan e shokut të tij, Wanda Naran, me të cilën më vonë u martua.


Që kur marrëdhënia e tyre u bë publike, Lopez ka refuzuar vazhdimisht të shtrëngojnë duart me Icardi, dhe El Diego e mbështet fortë.

“Icardi nuk ekziston për mua. Ai mund të jetë kapiten i kozmosit, por pas asaj që ndodhi unë jam një tifoz i Maxi Lopez. Kjo nuk i bëhet vëllait”, ka thënë Maradona për Radio Metro kur u pyet nëse Icardi duhet të shkojë në Lojërat Olimpike.

“Si mund të ndodh kur një shok ju pranon në shtëpi si një vëlla brenda familjes dhe pastaj të behet një tradhti e tillë. Për mua njerëzit pa kode morale janë të vdekur”, përfundoi ‘Pibe de Oro’.

Megjithatë, Maradona është një karakter i diskutueshëm vetë, pasi ai refuzoi në mënyrë të përsëritur një test atësisë për një fëmijë (Diego Jr), i cili më vonë pranoi se ishte biri i tij.

Përveç kësaj, qeveria italiane ka deklaruar në vitin 2009 se legjenda e Napolit iu ka borxh atyre plot 37 milionë euro në taksa. /Telegrafi/