LAJMI I FUNDIT:

Maradona: Dybala është fenomen, një nivel me Messin, Agueron e Higuainin

Maradona: Dybala është fenomen, një nivel me Messin, Agueron e Higuainin

Legjenda argjentinase, Diego Maradona e përshkruan sulmuesin e talentuar të Juventusit, Paulo Dybalan si “një fenomen”.

Dybala apo i njohur si “La Joya” ka qenë njëri nga yjet kryesor te bardhezinjtë që prej nënshkrimit nga Palermo në verën e vitit 2015, dhe ka fituar miratimin e një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë.


Ndeshjet e mira kanë bërë që pas Dybalas të fascinohet edhe legjenda argjentinase dhe botërore, Maradona, që e ka cilësuar si fenomen.

Reali thyen rekordin me transferimin e Dybalas?
Lexo po ashtu Reali thyen rekordin me transferimin e Dybalas?

“Unë kam qenë duke e ndjekur atë që kur ai ishte në Instituto”, ka thënë fillimisht Maradona për Tyc Sports.

“Ai ka nevojë vetëm të luaj sa më shumë ndeshja që është e mundur, por ai do të bëjë atë, sepse ai është një fenomen”, transmeton Telegrafi.

“Nganjëherë ai përpiqet të bëjë gjëra që janë shumë të shpejta për futbollin italian, por atij duhet t’i jepet kohë dhe ai do të vazhdojmë përmirësimin”.

Maradona flet për dënimin e Messit: Do të ankohem pasi është i tmerrshëm
Lexo po ashtu Maradona flet për dënimin e Messit: Do të ankohem pasi është i tmerrshëm

“Ai është në nivelin e lojtarëve si [Lionel] Messi, [Gonzalo] Higuain dhe [Sergio] Aguero”.

“Messi është larg më i mirë, por tre të tjerët janë lojtarë të mëdhenj, secili me karakteristikat e tij. Messi dhe Dybala, për shembull, kanë këmbët, Higuain nuk i ka”.

“Prandaj unë do të them se Higuain do të vazhdoj të shënoj, por Dybala do të vazhdojë të rritet”, përfundoi El Pibe de Oro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori