LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia vazhdon të “digjet”

Maqedonia vazhdon të “digjet”

Zjarret në Maqedoni nuk kanë të ndalur. Prej mbrëmë zjarr i madh aktiv është në zonën e Zelenikovës, ndërsa më shumë se dy javë po digjen edhe disa lugina. Zjarre të cilat janë aktive ka edhe në Çashkë, Jakupicë dhe në rajonin e Demir Kapisë.

Sipas informacioneve të fundit të Qendrës për menaxhim me kriza në Makedonski Brod, edhe pse janë nën kontroll akoma janë aktive zjarret në zonën e Brestit, Mogilecit dhe Lokovicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zjarre aktive ka edhe në vendin “Suva Gora” i cili po zgjerohet drejt vendit Volçe.

Sipas QMK-së në shuarjen e zjarreve janë angazhuar armata dhe ndërmarrja komunale “Pyjet e Maqedonisë, ekipe të zjarrfikësve dhe banorë.

Në terrene të paaritshme në shuarjen e zjarreve janë kyçur edhe helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/