LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, duke relaksuar raportet me fqinjët, afrohet me BE-në

Maqedonia, duke relaksuar raportet me fqinjët, afrohet me BE-në

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se Brukseli është i interesuar t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në planin ekonomik nëpërmjet projekteve infrastrukturore. Mirëpo, njëkohësisht BE-ja pret që vendet e Ballkanit të angazhohen për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, duke lënë anash mosmarrëveshjet që për burim kanë të kaluarën historike, shkruan REL.

“Porositë kësaj radhe janë shumë të qarta dhe shumë konkrete nga Bashkimi Evropian, respektivisht nga përfaqësuesit më të lartë të Brukselit se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë ngushtë. Bashkëpunimi i shteteve të vendeve të rajonit, duhet të jetë në më shumë lëmi, në lëmin politik, ekonomik, atë që është komunikim infrastrukturor”.

“Shteteve të Ballkanit Perëndimor kësaj radhe qartë u është bërë me dije se nëse nuk kanë komunikim të mirë, e bashkëpunim të sinqertë ndërmjet vete – atëherë Evropa për këto shtete do t’i mbajë dyert e mbyllura”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ismet Ramadani, nga Këshilli Veri-atlantik

Ish-diplomati dhe profesor universitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Denko Malevski, thotë se samiti i Triestes, i cili përfundoi me projekte konkrete për vendet e rajonit, paraqet një sinjal të qartë për qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor se Brukseli po ipërgatitë për anëtarësim në familjen evropiane.

“Financimit të projekteve grandioze në infrastrukturë, të cilat do t’i financojë Bashkimi Evropian, duhet t’u paraprijë ndryshimi i mendësisë së udhëheqësve politikë të vendeve të Ballkanit, duke reflektuar sjelljen e liderëve të vendeve me demokraci të zhvilluar në Evropë. Vetëm në këtë mënyrë do të fillojnë të realizohen, ose do të thosha do të marrin të mbarën dhe projektet ekonomike, duke i përafruar vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, konsideron Malevski.

Ai vë theksin mbi nevojën e dekriminalizimit të institucioneve, si test i parë për vendet e rajonit gjatë menaxhimit të mjeteve të dedikuara për projektet infrastrukturore.

Ndërkaq, Ismet Ramdani duke komentuar deklaratën e fundit të ministrit serb, Ivica Daçiq, se Serbia ka gabuar me njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, thotë se paraqet dozë të nervozizmit se Maqedonia fillon të marrë pozitën e liderit në zhvillimin e proceseve integruese në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i relaksuar marrëdhëniet me Greqinë dhe së fundmi me Bullgarinë.

“Për momentin, ata bëhen nervoz për shkak të pozitivitetit të politikës së jashtme që reflekton Qeveria e Maqedonisë, e cila është pranuar me shumë simpati nga BE-ja”, thekson Ramadani .

Në Samitin e Triestes, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan Planin shumëvjeçar të veprimit në një Hapësirë Rajonale Ekonomike në vendet e rajonit.

Përmes hapësirës së krijuar Rajonale Ekonomike, pritet të mundësohet qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punëtorëve, për ta bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, si dhe për të për të sjellë prosperitet për qytetarët e këtij rajoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori