LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, keshi mbetet “mbret”

Maqedoni, keshi mbetet “mbret”

Posedimi i kartelave bankare në portofolat e qytetarëve është bërë e zakonshme në vitet e fundit, për dallim prej para 10-15 vitesh kur posedimi i tyre ishte diçka jo e zakonshme dhe “ekzotike”, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, edhe pse është rritur për dhjetë herë, gjegjësisht gati çdo qytetar posedon nga një kartelë, megjithatë ngec përdorimi i tyre në tregti dhe pagesën e shërbimeve të ndryshme. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, përkundër asaj se në përdorim janë gati 1.8 milion kartela bankare, megjithatë ato përdoren me 70 për qind për nxjerrjen e keshit dhe vetëm me 30 për qind për pagesa në 34.574 pika të pajisura me aparate për realizimin e pagesave të ndryshme. Ekonomistët thonë se qytetarët e Maqedonisë ngadalë ndryshojnë shprehitë e vjetra për përdorimin më të madh të kartelave kreditore në vend të të hollave të gatshme. Vlerësohet se përdorimi më i vogël i kartelave kreditore në Maqedoni vjen si pasojë e ndryshimit të ngadalshëm të shprehive që imponohet nga një kulturë specifike e pagesës që preferon përdorimin e parave gatshme si dhe të faktit se në Maqedoni funksionojnë 1034 bankomate që shpesh mungojnë në viset rurale, ose në teren janë prezente vetëm bankomatet e një banke më të fuqishme , ndërsa për nxjerrjen e keshit prej bankomateve të bankës jo-amë paguhen provizione që mund të arrijnë edhe 500 denarë për një transaksion.

Rritet numri i kartelave


Analiza e revistës “Kapital”, tregon se përkundër rritjes për dhjetë herë të numrit të kartelave, respektivisht prej 180 mijë kartela në vitin 2005 në 1.8 milion kartela në 2016- ën , 70 për qind tyre përdoren për nxjerrjen e keshit nga terminalet ku vlera mesatare e një nxjerrje të hollash është 4836 denarë apo afër 80 euro. Gjithashtu, bankomatet me 27 për qind përdoren në pikat e shitjes, ndërsa mezi 3 për qind e qarkullimit pagesor zhvillohet në internet. “Shprehitë e shfrytëzuesve vështirë dhe ngadalë ndryshohen. Njerëzit e kanë komoditetin që ju ofron kartela , por nevojitet kohë dhe edukim që ato të shfrytëzohen më shumë. Shkak për vëllimin kaq të madh të nxjerrjes së keshit nga bankomati është fakti se njerëzit brengosen se mos mbesin pa të holla të gatshme , pasi nuk kanë bankomat të bankës së tyre në afërsi të banesës apo vendit të punës, andaj nxjerrin sasi më të mëdha të të hollave”, thotë Biljana Donovska-Geçeva, drejtor e Kasis Qendrës për procedimin e kartelave. Sipas saj, edhe po të mbeten qytetarët pa të holla, gati të gjithë tregtarët i kanë të instaluara pos terminalet ku mund të paguhet me kartelë. Donovska shton më tej se një nga zgjidhjet e problemit të mungesës së bankomateve në ato vende ku ju nevojiten qytetarëve është që bankat të ndajnë shërbimet e përbashkëta të bankomateve, me çka automatikisht rritet numri i shfrytëzuesve për çdo bankë që përfshihet në këtë proces. “Një gjë e tillë moti zbatohet në tregjet më të zhvilluara, bile edhe në shtetet e rajonit si në Bosnje e Hercegovinë ekzistojnë platforma të tilla që quhen ATM shering. Kjo ju mundëson klientëve privilegj të kenë më shumë bankomate në diskonim, pa paguar provizione që zakonisht janë mjaft të larta. Ne kemi realizuar një pilot projekt me tre banka vendore që është treguar mjaft i suksesshëm. Gjithashtu kur do të jenë të vetëdijshëm se ekzistojnë më shumë vende ku mund të nxjerrin para, shfrytëzuesit do të jenë më të rehatshëm dhe do të nxjerrin më pak para nga bankomati”, shton më tej Donovska.

Nga ana tjetër, statistika e BPRM-së, tregon se qytetarët e Maqedonisë në pjesën më të madhe dhe më pak mërgimtarët dhe turistët e huaj vetëm përmes kartelave të lëshuara në Maqedoni apo jashtë harxhojnë në vit mbi 2 .5 miliardë euro. Kjo për dhjetë vitet paraqet një rritje prej 13 herë , që është e kuptueshme kur merret parasysh se edhe numri i kartelave është rritur për dhjetë herë. Megjithatë analizat tregojnë se akoma mbretërojnë shprehitë e vjetra për tërheqjen e të hollave nga automati në vend të pagesës së shërbimeve apo për tregti.

Dominon Visa dhe Master Card

Në ndërkohë, me vendosjen e llogarive transaksionale dhe pagesës së rrogës përmes llogarisë bankare në fakt çdo i punësuar fitoi nga një kartelë pagesore qoftë debitore apo kreditore në bazë të lartësisë së rrogës. Raporti i tyre është 79 me 21 për qind në favor të atyre debitore. Nga kartelat kreditore me 1.1 milion ekzemplarë dominon Visa, e pasuar me Master Kard me afër 640 mijë përdorues, dhe 86 mijë kartela të brendeve të tjera si Amerikan Ekspres, Dajners dhe disa kartela të lëshuara nga banka të caktuara. Statistika e Bankës Popullore të Maqedonisë më tej tregon se vlera e transaksioneve përmes kartelave në nëntë muajt e parë të vitit 2016, ka qenë e vlefshme 1 miliardë e 821 milion euro. Prej kësaj shume 1 miliardë e 369 milion euro janë nxjerrë kesh nga bankomatet, ndërsa vlera e transaksioneve më vendet fizike të shitblerjes apo Pos terminalet ka qenë e vlefshme 417 milion euro. Gjithashtu janë deponuar 22 milion euro kesh në bankomate, ndërsa janë realizuar transaksione të vlefshme 14 milion euro për pikat vendore të shitjes së prodhimeve apo shërbimeve të ndryshme. Statistika e BPRM-së më tej sqaron se brenda Maqedonisë janë realizuar transkasione të vlefshme rreth 210 milion euro me kartela që janë lëshuar në shtetet e huaja. Mërgimtarët tanë si dhe turistët e huaj kanë tërhequr kesh të vlefshëm 135 milion euro, ndërsa kanë paguar me kartela prodhime dhe shërbime në vlerë prej 76 milion euro, përgjatë periudhës janar-shtator të vitit 2016. Nga ana tjetër , lidhur me transaksionet e aparateve në shtetet e jashtme me kartelat që janë lëshuar në Maqedoni , statistikat tregojnë se qytetarët e Maqedonisë jashtë kufijve të saj kanë tërhequr 17.6 milion euro. Në hotele , shitore, aeroporte etj kanë harxhuar afër 67 milion euro, ndërsa transaksionet në internet për blerjet e jashtme janë të vlefshme 46 milion euro që ndërlidhen me rezervimet për biletat e aeroplanëve, akomodimit në hotele, blerjes në Ali Ekspres e kështu me radhë.

Për rritjen e madhe të numrit të transaksioneve të ndryshme përmes kartelave flet edhe fakti se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluara , vlera e tyre ka qenë mbi 2 miliardë euro, kur llogariten ato brenda dhe jashtë shtetit që është për dhjetë më shumë se në vitin 2005, kur janë realizuar transaksione të vlefshme vetëm 187 milion euro.

Ndryshe, trende të ngjashme të përdorimit të vogël të kartelave pagesore shënohen në të gjitha shtetet e Ballkanit, për dallim prej shteteve skandinave që synojnë anulimin e tërësishëm të pagesave me para të gatshme në dorë. Heqjen e plotë të pagesës me para të gatshme në Ballkan e pamundësojnë faktorët socio-ekonomik, refuzimi i risive, infrastruktura e nevojshme që pamundëson që çdo kund të keni mundësi të paguani me kartelë si dhe niveli i edukimit dhe informimit të qytetarëve për përparësitë e një lloj pagese të tillë. Për dallim prej shteteve të Ballkanit , Skandinavia që moti shquhet si rajoni ku më së paku nevojiten parat e gatshme. Lëvizja drejt “ një shoqërie pa kesh” vërehet si trend në të gjitha shtetet skandinave. Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda janë liderë botëror në pagesën pa para të gatshme , që preferohet edhe për pagesa minimale siç është blerja e çamçakëzit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori