LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, filloi pushimi veror i fëmijëve të familjeve me rrezik social

Maqedoni, filloi pushimi veror i fëmijëve të familjeve me rrezik social
?

Në qendrën rekreative për fëmijë dhe të rinj “Lulet e majit” – Strugë, filloi pushimi veror i grupit të parë prej gjithsej tetë grupeve të fëmijëve të përfshirë përmes projektit për shfrytëzimin e shërbimit falas për pushim dhe rekreim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë shërbim do ta shfrytëzojnë rreth 2.000 fëmijë nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së veçantë, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Shërbimi pushim dhe rekreim përfshin qëndrimin, pushimin aktiv, socializimin e fëmijëve, aktivitete edukativo-arsimore, kulturore-argëtuese, sportivo-rekretaive dhe aktivitete të tjera me fëmijët për zhvillimin e zhvillimit psikomotorik. Gjatë qëndrimit shtatëditor, programin do ta realizojnë edukatorë nëpër grupe dhe një kuadër profesional (drejtues pedagogjik, mjek, infermiere, instruktorë etj.) të angazhuar nga subjektet juridike në të cilat do të realizohet projekti dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë”, kumtoi MPPS, njofton AIM.

Realizimi i këtij projekti, shtohet në kumtesë, përmes donacioneve prej produkteve të veta e ndihmojnë kompanitë Albiz, fondacioni-Dauti, Alkaloid, Pelisterka, Vitaminka dhe Atlantik Komerc. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori