LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ditë edukative për shëndetin dhe bukurinë e grave bashkëkohore

Maqedoni, ditë edukative për shëndetin dhe bukurinë e grave bashkëkohore
Businesswomen on White

Agjencia ‘Marili’ në kuadër të vitit për zgjedhjen e 10 grave menaxhere më të suksesshme, sot organizon tematikë ditore ‘Shëndeti dhe bukuria në funksion të gruas bashkëkohore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ngjarje organizohet për të tretë herë me radhë, e cila i dedikohet gruas, ku përveç punëve të shtëpisë dhe angazhimeve tjera harron shëndetin e saj dhe bukurinë, njofton AIM.


Qëllimi i organizimit është që gruaja në një pasdite të edukohet, të informohet, të shoqërohet dhe të argëtohet. Për këtë është përgatitur një program i plotë.

Kjo është një ditë edukative me numër të madh informatash edukative për shëndetin dhe bukurinë e gruas bashkëkohore. Do të ketë ligjërata të fushës së mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë, dermatologjisë, kozmetikës, modës dhe psikologjisë së biznesit.

Nesër do të zgjidhen 10 gratë menaxhere, më të suksesshmet në vend dhe diasporë. /Telegrafi/