LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, arrestohen 18 persona për trafik me drogë (Video)

Maqedoni, arrestohen 18 persona për trafik me drogë (Video)

Policia ka arrestuar gjatë aksionit të djeshëm në bashkëpunim me Policinë gjermane dhe austriake gjithsej 18 persona, dhe është në kërkim të 4 të tjerëve.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, ka informuar se janë siguruar prova për 43 persona për përfshirjen e tyre në tregtinë me heroinë.

Në aksionin e koduar “Dirigjenti”, janë sekuestruar gjithsej 13.5 kilogramë heroinë dhe rreth 2 kilogramë kokainë.


Paralelisht, Policia austriake ka zhvilluar atje aksionin për arrestimin e 18 personave, ndërsa ka sekuestruar rreth 10 kilogramë heroinë, transmetojnë mediat.
Drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Ljupco Todorovski, ka sqaruar se në Maqedoni kishin funksionuar tre grupe kriminale – në Haraçinë të Shkupit, Veles dhe Kumanovë.

Sipas tij, organizatorët e trafikut me drogë kishin rekrutuar djem të rinj të panjohur për Policinë, dhe më pas i kishin trajnuar dhe pajisur me dokumente udhëtimi bullgare për të udhëtuar drejt Vjenës ku kanë operuar.

Aksioni i djeshëm është vazhdim i aksionit “Dirigjent” për arrestimin e pjesëtarëve të së a.q. Mafia e Frankfurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori