Tendenca e nxënësve për të zgjedhur anglishten si provim të maturës shtetërore shumë më parë dhe shumë më tepër se sa matematikën, nuk do të thotë se nxënësit kanë njohuri më të mira për atë lëndë. Përkundrazi, treguesit e rezultateve nga provimet e maturës shtetërore flasin diçka tjetër, shkruan gazeta KOHA.
Notat që marrin nxënësit nga provimet e kësaj lënde, tregojnë sukses më të ulët krahasuar me notat që marrin në lëndën e matematikës. Dallimi i notave në njërën dhe tjetrën lëndë është goxha i dukshëm. Konkretisht, në provimet e maturës shtetërore 2016, nota mesatare për lëndën e gjuhës angleze ishte 3.00, ndërsa për lëndën e matematikës 3.30.
Këto të dhëna bien ndesh me treguesit për numrin e nxënësve që zgjedhin njërën dhe tjetrën lëndë. Kështu, për shembull, për provimet e dyta të maturës, ku nxënësit duhet të zgjedhin mes matematikës ose lëndës së gjuhës së huaj, vetëm 12 për qind e nxënësve të këtij viti ishin përcaktuar për matematikën.
Logjikisht, maturantët do të duhej të kishin mesatare më të ulët të notave në këtë lëndë, pra në matemit, mirëpo nuk ndodh kështu. Anglishtja, madje ka mesatare më të ulët se të gjitha gjuhët, qofshin ato amtare apo të huaja. Kështu, në grupin e gjuhëve të huaja përpara anglishtes janë rusishtja me 3.32, frëngjishtja me 3.78 dhe gjermanishtja me 4.23.
Ndërkaq, në mesin e lëndëve të gjuhës amtare: maqedonisht, shqip dhe turqisht, mesatarja e notave është më sa vijon: 3.79 – maqedonisht, 3.39 – shqip dhe 3.93 – turqisht.
Luhatjet e mesatareve të notave të maturës shtetërore, shpesh herë është në ndikim të drejtpërdrejtë edhe nga masiviteti ose jo i nxënësve që paraqesin provimet përkatëse. Prandaj, mesatarja e lëndës nga gjuha turke (provimit iu nënshkruan 400 maturantë), është më e larët se mesatarja e lëndëve nga gjuha maqedonase (provimit iu nënshtruan 10453 nxënës) dhe gjuha shqipe (provimit iu nënshtruan 5144 nxënës).
Me këtë, përcjell KOHA, shpjegohet edhe rezultati më i ulët i mesatares së notave në lëndën e anglishtes ( provimit iu nënshkruan 14714 nxënës), krahasuar me lëndët tjetra të dyta të maturës shtetërore, respektivisht matematikës (2279 nxënës), frëngjishtes (1106), gjermanishtes (179) dhe rusishtes (31). Pra, sa më i lartë të jetë numri i nxënësve që i nënshtrohen provimit në një lëndë të caktuar, aq më të mëdha janë gjasat që në atë mes të ketë nxënës me kërkesa më të ulëta për notën që do të marrin. Mirëpo, gjykuar nga ky aspekt është shqetësues fakti se edhe ata pak nxënës që ishin në provim të matematikës vitin e kaluar (2279), nuk kanë treguar ndonjë rezultat kushedi sa të lartë të notave (3.30), aq më tepër nëse atë që zgjedhin matematikën i llogarisim si nxënës solid.
Gjykuar në zgjedhjen që bëjnë nxënësit për lëndët e provimeve të maturës shtetërore, kur është në pyetje matematika të krijohet përshtypja se në Maqedoni, maturantët e shmangin në masë të dukshme këtë lëndë. Ata që zgjedhin gjuhët e huaja, sidomos anglishten, përbëjnë çdo vit masën dërmuese të maturantëve.
Marrëdhëniet e nxënësve të shkollave të mesme me lëndën e matematikën, sikurse tregojnë të dhënat zyrtare, nuk janë të njëjta për nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme. Si duket, më tepër “frikësohen” nxënësit shqiptarë, të cilët kanë përqindjen më të ulët të zgjedhjes së provimit në këtë lëndë. Nëse analizohet të dhënat për numrin e nxënësve sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi (e siguruar nga provimi i detyrueshëm në këtë lëndë), del se vetëm 5.4 për qind e maturantëve që mësojnë në gjuhën shqipe kanë zgjedhur matematikën për provim të maturës shtetërore.
Nga 5120 maturantë që kanë paraqitur provim të parë të detyrueshëm gjuhën dhe letërsisë shqipe, për provimin e dytë të detyrueshëm mes matematikës dhe anglishtes, për lëndën e matematikës janë përcaktuar vetëm 274 nxënës ose 5.4 për qind e atyre që do japin shqipen si provim të parë. Te paralelet turke dhe maqedonase ajo përqindje është në shkallë më të lartë. Nëse detyrimisht provimin e gjuhës dhe letërsisë maqedonase e akne paraqitur 10632 nxënës, për matematikën janë përcaktuar 1749 ose 16.5 për qind.
Ndërkaq të turqit, matematika është zgjedhur në nivelin e 11.2 për qindëshit, ose nga 47 nxënës prej 418 maturantë që do të kenë gjuhën dhe letërsinë turke provim të parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme
Intervistë me Dr. Nikolla Hristov, kirurg kardiovaskular në Klinikën Zhan Mitrev
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia